Ashtu si në ndeshjen e famshme kundër Greqisë shumë vite më parë, sot gjithashtu pritet të shpaloset një flamur gjigand në shkallët e stadiumit të “Air Albania” për ndeshjen ndaj Shqipërsie dhe Ishujve Faroe.
Kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, pasi sot është dhe mbrëmja e festës së madhe të kualifikimit në Euro 2024, e dyta në historinë e Shqipërisë.
Sot do të ketë një festë të madhe si në stadium, por ashtu edhe në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm. Për brenda stadiumit “Air Albania”, kanë menduar pikërisht grupi Tifozat Kuq e Zi, të cilët thuhet se po përgatisin të shpalosin flamurin e madhërishëm të Shqipërisë në tribuën lindore të stadiumit./ h.ll/abcnews.al
Well it’s official tomorrow the big Albanian flag will be presented by the fans just like that one time vs Greece cant wait ❤️ pic.twitter.com/aRqTkPrutE
— Albania (Not a fan account) (@AlbaniaFSHFFan) November 19, 2023