Jasir Asani dhe Dejvi Bregu kanë shënuar sot në Hungari e Turqi. Sulmuesi anësor i Kisvarda realizoi dy golat e parë të skuadrës së tij, në fitoren 5-0 që regjistroi në shtëpi kundër MTK Budapest.
Këtu mund të shikoni golin e parë dhe të dytë të Asanit. i cili në të shkuarën ka luajtur në Superiore me Partizanin.
Në fushë titullar si zakonisht ishte edhe mbrojtësit Herdi Prenga, kurse në krahun tjetër nga fillimi e nisi edhe Ylber Ramadani.
Dejvi Bregu, pas dy golave të parë në ligën e dytë turke, ka shënuar edhe një tjetër gol me fanellën e Boluspor.
Vlonjati shënoi golin që hapi takimin, me penallti. Skuadra e shqiptarit mori tre pikët në fund, pasi dueli kundër Eyupspor u mbyll me rezultatin 3-1. / abcnews.al
Boluspor'un sezon başı Arnavutluk'un Teuta takımından transfer ettiği Dejvi Bregu takımı adına bu sezon 3. golünü attı⚽ pic.twitter.com/kMcPKonzMa
— 1Burak 90cm3n (@Burak_Gocmen) November 27, 2021