Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Asani pas largimit, fjalë zemre për tifozët dhe Gaz Demin

schedule15:06 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 15:06 - 17 Dhjetor, 2019

Jasir Asani është transferuar në Suedi. AIK e ka huazuar me të drejtë blerje, deri në qershor të vitit 2020 dhe më pas do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me të. Marrëveshja mes klubeve është zyrtarizuar dhe djaloshi nga Shkupi do të nisë së shpejti një eksperiencë të re.

https://www.instagram.com/p/B6LHhqRjsKl/?utm_source=ig_web_copy_link

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Asani ka edhe një mesazh për tifozët e kuq: “Dua të shpreh kënaqësinë e madhe, pasi futbolli është pasioni i jetës sime, që kam mundësinë të luaj për AIK. Është një nder dhe mundësi e madhe për mua.

Gjithashtu dua të falënderoj tifozët që brohoritën për ne kudo, në fitore dhe në humbje. Falënderoj klubin e Partizanit dhe veçanërisht presidentin Gazmend Demi, për gjithçka ka bërë për mua. Gjithmonë do jeni në zemrën time. Është koha për një sfidë të re. Forca AIK”. /abcnews.al

Postimi i Asanit në llogarinë e tij në “Facebook”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!