VIDEO / Artistët e Durrësit argëtojnë qytetarët në ballkone, koncert në kohë karantine

schedule22:38 - 3 Prill, 2020

schedule 22:38 - 3 Prill, 2020

Artistet e Durrësit kanë argëtuar për një orë qytetarët e vetëizoluar në banesë. Qytetarët e ndoqën koncertin nga ballkonet.

Këto pamje nuk janë të zakonshme për qytetin e Durrësit në këtë kohë pandemie.

Rruga është kthyer në skenën e artisteve në këto ditë të vështira izolimi.

Nga dritaret, banorët dëgjojnë tingujt e muzikës.

Edhe pse të izoluar prej koronavirusit, artistët kanë dhuruar emocion. Nismës iu bashkua edhe humoristi Edmond Halili. Organizatori Ardi Omeri tregoi se qëllimi i gjithë kësaj nisme është dhënia e shpresës.

Pas performancës, të gjithë banorët duartrokitën në shenjë respekti për artistët./abcnews.al