Artistet e Durrësit kanë argëtuar për një orë qytetarët e vetëizoluar në banesë. Qytetarët e ndoqën koncertin nga ballkonet.
Këto pamje nuk janë të zakonshme për qytetin e Durrësit në këtë kohë pandemie.
Rruga është kthyer në skenën e artisteve në këto ditë të vështira izolimi.
Nga dritaret, banorët dëgjojnë tingujt e muzikës.
Edhe pse të izoluar prej koronavirusit, artistët kanë dhuruar emocion. Nismës iu bashkua edhe humoristi Edmond Halili. Organizatori Ardi Omeri tregoi se qëllimi i gjithë kësaj nisme është dhënia e shpresës.
Pas performancës, të gjithë banorët duartrokitën në shenjë respekti për artistët./abcnews.al

