35 pasime, kombinime me një prekje dhe me të gjithë lojtarët që e prekin topin, nga portieri Leno te golashënuesi Ozil: Ky gol i Arsenalit është fenomenal. Që nga ardhja e Mikel Artetës në krye, që pasoi spanjollin tjetër Emery, Arsenali ka një fytyrë tjetër.
Arteta është trajneri më i ri në moshë në Premier League, por po tregon pjekurinë dhe eksperiencën e duhur, normalisht, pasi ka punuar nën urdhrat e Arsene Wenger si futbollist dhe asistent i Guardiolës te Manchester City.
Filozofia e Artetës është e qartë, pasi e ka thënë dhe vetë publikisht që ditën e parë kur mori drejtimin e Arsenalit: “Me mua, zero tolerancë. Këtu luan kush e dashuron emblemën e Arsenalit, jo ata që kërkojnë lakmi personale”.
Dhe në golin më poshtë, kjo gjë shihet qartë. Futbollistët e Arsenalit, në golin kundër Newcastle, nuk tregojnë aspak egoizëm dhe i pasojnë vazhdimisht njëri-tjetrit, me Mesut Ozil që shënon. Reagimi i Artetës në fund, tregon gjithçka…/abcnews.al
Every Arsenal player was involved in this goal!
Arteta’s reaction says it all ?pic.twitter.com/4RiYcIGs4G
— Goal (@goal) May 10, 2020

