Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO / Artan Hoxha mbërrin në SPAK: Do të pytetet për videon e Lefter Allës

schedule16:21 - 23 Janar, 2020

schedule 16:21 - 23 Janar, 2020

Ditën e sotme SPAK nisi hetimet ndaj kryebashkiakut të Bulqizës. Hetimet nisën pas publikimit në ABC News nga gazetari investigativ Artan Hoxha të videos, ku shihej kryebashkiaku Lefter Alla, teksa merrte kokainë.

SPAK ndërkohë, ka thirrur gazetarin Artan Hoxha, për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me kërcënimet, por jo vetëm, që ka marrë përpara dhe pas publikimit të kësaj videoje.

Sakaq gazetari Artan Hoxha, siç shihet në video, sapo ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa ka deklaruar që dje, që është i gatshëm të thotë përpara grupit të prokurorëve, gjithçka në lidhje me videon.

Gazetarja Glidona Daci raporton nga godina e SPAK se Artan Hoxha mbërriti pak minuta më parë, dhe është duke dhënë deklarimet, para prokurorëve, ndërsa Lefter Alla sipas saj, do të mbërrije me avokatët e tij, në orën 17:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!