VIDEO/ Arsenali i armëve në Vlorë, momenti kur forcat RENEA arrestojnë Luçiano Derajn në dhomën e gjumit

schedule19:29 - 7 Mars, 2024

schedule 19:29 - 7 Mars, 2024

Policia e Vlorës ka ndarë pamjet nga aksioni i zhvilluar në shtëpinë e Luçiano Deraj alias Albano Deraj, në fshatin Babicë.

Vihet re që forcat RENEA kanë arrestuar Derajn në dhomën e gjumit, ndërsa kanë gjetur të fshehura në tavan armë të tilla si snajper, pistoleta, kallash, fishekë, por gjithashtu janë sekuestruar targa makinash dhe maska.

Armatimi i plotë i sekuestruar nga policia:

  1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
  2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
  3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
  4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
  5. Një armë, e futur në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
  6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
  7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
  8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
  9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
  10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
  11. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
  12. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
  13. Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
  14. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri.
  15. Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
  16. Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
  17. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
  18. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
  19. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
  20. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
  21. Nje numer i madh targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh
  22. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.
  23. Disa fenelina policie e veshje te ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!