Ishin sezonin e kaluar dhe mesa duket janë edhe këtë sezon pretendent për titullin kampion të Premier League. “Topçinjtë” e Arsenal zhvilluan një paraqitje spektakolare mesditën e kësaj të diele, teksa në “London Stadium” shpërfytyruan “Çekanët” e West Ham, me rezultatin, 0 me 6, në përballjen e vlefshme për javën e 24-t, të kampionatit anglez të futbollit.
Saliba, në minutën e 32’-të, Gabriel në të 44’-ën, Trossard, në të 47’-ën, Rice në të 65’-ën dhe “ylli” i skuadrës, Bukayo Saka, me një dopietë në minutat 41’ e 65’ mjaftuan që djemtë e teknikut, Mikel Arteta, të siguronin fitoren e 4-t radhazi, në elitën e futbollit anglez dhe të vijojnë të mbeten në garën për titull.
Kështu, “Topçinjtë” e Londrës ngjiten në kuotën e 52 pikë dhe aktualisht mbeten në vendin e 3-të të renditjes, me po aq pikë, sa “Qytetarët” e Manchester City dhe vetëm 2 pikë më pak se “Të Kuqtë” e Liverpool, kryesues të tabelës, ndërsa skuadra e West Ham mbetet në vendin e 8-të të tabelës, me vetëm 36 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT