Cluj, Getafe, Copenhagen, Eintracht Frankfurt dhe Arsenal, janë skuadrat që arritën të kualifikohen më tej në Europa League mbrëmjen e sotme. Lazio shpresonte te një fitore e Celtic përballë Cluj, por humbi ndeshjen e vet kundër Rennes 2-0 dhe më tej kaloi ekipi rumun, që ia doli gjithsesi të mposhtë kampionët e Skocisë.
Arsenali nuk duhet të humbiste më shumë se 4-0 përballë Standard Liege dhe ashtu ndodhi. Belgët e dërguan rezultatin në 2-0, por “Topçinjtë” nuk i kapi paniku dhe shënuan dy gola të shpejtë me anë të Lacazette dhe 18-vjeçarit të talentuar, Bukayo Saka, i cili shënoi golin e dytë në Europë.
Dy golat e anglezëve kualifikuan edhe Eintracht Frankfurt, që u mposht në shtëpi nga Guimaraes. Fat pati edhe Copenhagen. Danezët dolën pa pikë nga derbi nordik kundër Malmo, por Lugano befasoi në Ukrainë duke barazuar përballë Dinamos së Kievit, që mbeti në shtëpi.
Getafe kishte nevojë për një barazim në shtëpi përballë Krasnodar. Spanjollët nuk treguan mëshirë, triumfuan 3-0 dhe siguruan kualifikimin për më tej. /abcnews.al
Saka en solo pour égaliser.pic.twitter.com/61B1w8YEnT
— Arsenal FR (@Arsenal_FRA) December 12, 2019