Nuk paskan të ndalur mbrëmjen e kësaj të marte. Edhe pse, në avantazhin e dy golave, “Topçinjtë” e Arsenal, nuk janë ndalur në asnjë moment në përballjen ndaj Chelsea, teksa kanë arritur të ndëshkojnë “Blutë” edhe tre herë të tjera.
Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti ish-“ylli” i Chelsea, Kai Havertz, me gjermanin, i cili shënoi dy gola të shpejtë, në minutat 57′ e 65′, ndërsa vetëm 5 minuta pas golit të fundit të “fantazistit” radhën për të plotësuar dopietën personale e kishte anësori i mbrojtjes, Ben White, i cili shënoi pas një rrëmuje në zonë. Rezultati shkon në 5 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: