VIDEO/ Arsenal e mbyll me humbje, “Fshatarët” fikin “Topçinjtë” në “Craven Cottage”

schedule16:56 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 16:56 - 31 Dhjetor, 2023

Viti 2023 mund të mbyllej më mirë. Pas humbjes ndaj “Çekanëve” të West Ham, “Topçinjtë” e Arsenal edhe sfidën e fundit të vitit, kësaj radhe në transfertën e “Craven Cottage”, ku u mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga “Fshatarët” e Fulham, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier Leauge.

Pavarësisht se goli i parë erdhi nga djemtë e teknikut Mikel Arteta, ku në minutën e 8’-të, “fantazisti” Bukayo Saka dërgoi topin në rrjetën e Leno, sërish vendasit e Fulham nuk u dorëzuan dhe arritën të ndëshkonin dy herë “Topçinjtë”, fillimisht në minutën e 29’-të me anë të “bomberit” meksikan, Raul Jimenez e më pas me antë të “fantazistit” xhamjkan, Bobby De Cordova-Reid, në minutën e 60’-të për të “vulosur” përmbysjen e madhe.

Falë këtij rezultati, Arsenal mbetet po në vendin e 4-t të tabelës, kësaj radhe me 40 pikë, po aq sa Manchester City i vendit të 3-të, i cili është një ndeshje mangut, si dhe vetëm 1 pikë më shumë se rivalët e Tottenham. Në krahun tjetër, skuadra e Fulham ngjitet në vendin e 13-të, me 24 pikë, 1 më pak se Bournemouth i një vendi më lart dhe 3 më shumë se Crystal Palace. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Bukayo Saka, 0-1:

Goli i Raul Jimenez, 1-1:

Bobby De Cordova-Reid, 2-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!