Një 65-vjeçar është arrestuar në Tepelenë në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”.
Gjatë operacionit, në fshatin Nivic, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur të fshehur rreth 3 kg kanabis sativa.
65-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi./abcnews.al