Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Burnley të Aro Muric.
Ndeshja nisi më mirë për skuadrën vendase që u tregua më e rrezikshme, por Arijanet Muric priti disa gjuajtje nga Bruno Fernandes, Antony e Garnacho.
Megjithatë, 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën ashtu siç filluan me rezultatin 0-0. Pjesa e dytë ishte më e mirë sa i përket rasteve të shënimit, me dy skuadrat që krijuan shumë, por edhe shënuan.
Në minutën e 79-të, Antony shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen vendase dhe realizoi për t’i dhënë epërsinë ‘Djajve të Kuq’.
Megjithatë, epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se tetë minuta, kur Burnley barazoi shifrat në 1-1 falë Zeki Amdouni që shënoi nga pika e bardhë për 1-1.
Manchester United mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 54 pikë, derisa Burnley i shton gjasat për mbijetesë me 24 pikë./h.ll/abcnews.al