VIDEO/ Armando Sadiku “vidhet” bukur dhe gjen golin e parë në Bolivi

schedule23:52 - 8 Maj, 2021

schedule 23:52 - 8 Maj, 2021

Armando Sadiku ka gjetur golin e parë në Bolivi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka ndëshkuar pas 22 minutash skuadrën e San Jose në transfertë.

Për Sadikun ky gol është shumë i rëndësishëm në aspektin psikologjik, sidomos pasi kishte dështuar të shënonte edhe me penallti.

Në Copa Sudamericana sulmuesi u ndal edhe nga shtylla, ndërsa këtë herë në kampionat nuk ka falur, duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje dhe duke e dërguar topin në rrjetë. /abcnews.al