VIDEO/ Ariu i shkatërron ditëlindjen 2-vjeçarit, vrapon drejt tavolinës me ëmbëlsira

schedule19:00 - 13 Shtator, 2022

schedule 19:00 - 13 Shtator, 2022

Një ari i ka shkatërruar festën e ditëlindjes një 2-vjeçari në Konektikat.

Rauf dhe Laura Majidian thanë se po organizonin një festë ditëlindjeje për të birin, Cyrus, jashtë shtëpisë së tyre në West Hartford kur një ari doli nga pylli.

Prindërit dhe të rriturit e tjerë në festë nxituan për të futur fëmijët brenda, por ariu shkoi menjëherë te tryeza.

Kafsha u filmua duke provuar ëmbëlsirat, ndërsa të pranishmit në festë shikonin nga një dritare./abcnews.al