VIDEO/ Argjentina fiton me rekordmenin Messi, Brazil-Kili në çerekfinale

schedule08:20 - 29 Qershor, 2021

schedule 08:20 - 29 Qershor, 2021

Argjentina mposht 4-1 Bolivinë dhe Lionel Messi futet në histori si lojtari me më shumë ndeshje, 148, me kombëtaren e tij, madje duke lënë edhe shenjë me dy gola të shënuar.

Një ndeshje e luajtur në një drejtim dhe që u zhbllokua që në minutën e gjashtë, me Papu Gomez që realizoi dhe më pas i la radhën Leo Messit, i cili për 9 minuta shënoi dy gola të tjerë.

Fillimisht me penallti dhe më pas me një parabolë, pasi portieri kundërshtar la portën. 0-3 në pjesë të parë, ndërkohë që Saavedra për miqtë dha shenja jete duke ndëshkuar Argjentinën.

Seria e golave nuk kishte mbaruar. Lautaro Martinez në të 65’ shënoi edhe golin e katërt dhe të fundit të këtij dueli. Fitore edhe për Uruguain, kundër Paraguait falë një goli të Edinson Cavanit me penallti.

Me mbylljen e ndeshjeve në grupe, janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste, ku bie në sy Brazil-Kili. Argjentina ndeshet me Ekuadorin, Uruguai me Kolumbinë dhe Peruja më Paraguain. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!