Argjentina ka fituar Kupën e Botës 2022 për herë të 3 në histori, ndërsa për Messin ishte trofeu që i mungonte dhe e kishte ëndërr që në fëmijëri.
Menjëherë sapo arbitri i ra bilbilit tifozë të shumtë që ishin mbledhur te Sheshi “Skënderbej” kanë festuar triumfin e Argjentinës që i mungonte një trofe që prej kohës së Maradonës.
Që prej fillimit të Kupës së Botës, shumë tifozë përjetuan emocionet që të dhuron ky turne madhështor nën ritmin e muzikës, ushqimit dhe pijeve.
Kujtojmë se në Shqipëri ka shumë tifozë të Argjentinës, kjo dhe për shkak të Messit i cili sot shkroi historinë dhe padyshim është favorit kryesor për Topin e Artë për herë të 8. /G.D abcnews.al/