Mesfushori i Shpresa e kuqezi, Arbnor Mucolli, ka qenë protagonisti absolut në ndeshjen e klubit të tij, Vejle, kundër Sonderjyske. Sfida ishte e vlefshme për javën e dytë të kampionatit danez dhe Mucolli shënoi dy gola.
Talenti shqiptar u aktivizua në minutën e 77-të, kur ekipi i tij po fitonte 2-1. Vetëm shtatë minuta pas aktivizimit të tij, Mucolli shënoi dhe çoi shifrat në 3-1.
Ndërsa në sekondat e fundit të takimit, konretisht në minutën e 90+7’, Mucolli shënoi dhe golin e dytë personal, duke vulosur rezultatin final të sfidës në 4-1. Një talent që premton shumë…/abcnews.al