Superliga e Kosovës vazhdon të luhet me ritme të shpejta, teksa sot u zhvilluan dy ndeshje të javës së 18. Drita regjistroi rezultat surprizë ndaj debutuesve të Arbërisë, teksa u ndal në barazim 1-1.
https://twitter.com/Arbon23/status/1338463326796439554
Kastriot Rexha shënoi për kampionët në fuqi në minutën e 36-të me ndihmën e një penalltie, teksa Hamdi Namani shënoi autogol dhe barazoi në minutën e 75-të për Arbërinë. Kjo e fundit merr një pikë të rëndësishme, por i bën nder edhe Ballkanit në garën për titullin kampion.
https://twitter.com/Arbon23/status/1338478275002241026
Edhe ndeshja tjetër mes Trepçës dhe Drenicës përfundoi në barazim, por pa gola. 90 minutat prodhuan disa raste në të dy portat, por në fund asnjëra rrjetë nuk u tund nga sfera dhe gjithçka u mbyll në paqe.
Pas javës së 18 Drita udhëheq me 40 pikë, e ndjekur nga Ballkani me dy pikë më pak. Arbëria dhe Trepça renditen në vendet 6 dhe 7 me nga 21 pikë, ndërsa Drenica e Bledar Devollit qëndron në zonën e ftohtë, saktësisht në vendin e nëntë me 19 pikë. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës, Java 18
Trepça 89-Drenica 0-0
Drita-Arbëria 1-1
Shënues: Rexha (pen) 36’/ Namani (ag) 75’


