VIDEO/ Arbër Paplekaj dërgohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

schedule09:57 - 10 Mars, 2023

schedule 09:57 - 10 Mars, 2023

Këtë të premte Arbër Paplekaj ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë. Arbër Paplekaj është i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

 

Ai ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës. Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!