Një apartament në një pallat në Unazën e Re në Tiranë mori zjarr. Tymi përfshiu katin e nëntë të pallatit.
Punonjës të shërbimit zjarrfikës u ngjitën në tarracën e tij duke vënë nën kontroll situatën. Zjarri u shua ndërsa Abc News mëson se nuk pati të lënduar.
Dyshohet se shkak për flakët u bë një defekt elektrik në një pajisje elektroshtëpiake në këtë apartament.