VIDEO/ Antidroga aksion në Tiranë, policia jep detaje: U sekuestruan mbi 1 kilogram kokainë dhe një automjet

schedule08:36 - 26 Qershor, 2024

schedule 08:36 - 26 Qershor, 2024

Policia e Tiranës jep detaje në lidhje me aksionin kundër trafikut të drogës në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Collaboration”, u arrestuan tre persona të moshave 35, 23 dhe 43 vjeç, si dhe janë sekuestruar 1 kilogramë e 130 gramë lëndë të dyshuar kokainë dhe një automjet.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 35 vjeç, 23 vjeç, dhe 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi 43 vjeç nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!