Korabi ka pretendime për gjykimet ndaj tyre dhe shqetësimin e ka ndarë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku reklamohet edhe një rast i ndeshjes së fundit me Besëlidhjen, që dibranët e humbën në shtëpi.
“Në Peshkopi është e trashëguar tradita e mikpritjes dhe skuadra e Korabit është skuadra më Fair-Play në kampionat. Marrim përgjegjësitë e plota dhe premtojmë kthesë të fortë për të lënë pas rezultatet negative të javëve të fundit.
Takimi me Kastriotin në Peshkopi la pasoja në skuadrën e Korabit dhe ndaj Besëlidhjes u detyruam të luajmë me 2 mungesa për shkak të kartonëve ndaj Mziut dhe Skukës. Gjithashtu vihet re një gjykim tendencioz dhe i një anshëm në disfavor të Korabit.
Momenti në videon e mëposhtme është kur Çaço pengohet në hyrje të zonës kundërshtare duke ju mohuar një rast i pastër shënimi dhe kryesori akordon goditje dënimi! Ky moment patjetër do t’i jepte rrjedhë tjetër takimit dhe sot ishim në pozita të tjera”, shkruhet në postimin e Korabit. /abcnews.al