Një anije transportuese mallrash u përplas në brigjet e Stambollit ditëm e sotme, duke detyruar zyrtarët turq të pezullonin përkohësisht lundrimin në ngushticën e Bosforit.
Një video e filmuar nga një dëshmitar okular tregon momentin kur anija “Songa Iridium” me flamur liberian goditi vijën bregdetare pranë Rumelihisari, një kështjellë ikonike otomane në brigjet evropiane të ngushticës së Bosforit.
Nga përplasja nuk pati viktima, ndërsa guvernatori i Stambollit tha në një deklaratë se nuk kishte raportime për “ndotjen e detit ose mjedisit”.
“Songra Iridium”, me 19 persona ekuipazh dhe një kapiten pilot, dërgoi një sinjal të dështimit mekanik në orën 12:00 dhe goditi bregun afër rajonit Rumelihisar në 12:13, thuhej deklarata.
Sipas zyrës së guvernatorit, rojet bregdetare, policia dhe ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në zonë pas përplasjes./abcnews.al
— FİLKECİ (@filkeciniz) December 27, 2019