Morgan Schneiderlein është rikthyer në Francë. Ish-mesfushori i Southampton, Manchester United dhe Everton në Premier League, nuk preferoi të qëndrojë nën urdhrat e Ancelottit në Liverpul dhe zgjodhi të rikthehet në Ligue 1, kur më parë ka luajtur me Strassbourg.
Mesfushori francez bëri ndeshje të shkëlqyera për Southampton, duke i dhënë mundësinë vetes të transferohej në një klub të madh si MAnchester United. Por me “Djajtë e Kuq”, bëri sfida për t’u harruar dhe nuk ia doli të jetë i rëndësishëm.
Francezi më pas u transferua tek Everton, por dhe aty vuajti nga dëmtimet e shumta dhe me e ardhjen e Ancelottit, largimi i tij dukej i paevitueshëm. Klubi i Nice e zyrtarizoi firmën e mesfushorit në Zoom, që është bërë trend këto kohe pandemie. Tepër e veçantë…/abcnews.al
? Family reunions also happen on screen ✅ pic.twitter.com/FPfZP5WYvJ
— OGC Nice ???? (@ogcnice_eng) June 23, 2020