VIDEO/ Albion Ademi “ujk” golash, realizon perlën e radhës në Finlandë

schedule11:58 - 31 Gusht, 2020

schedule 11:58 - 31 Gusht, 2020

Një tjetër “snajper” po i afrohet aktivizimit në kombëtare. Një tjetër shqiptar i Kosovës, me emrin Albion Ademi, po shkëlqen në ligën e Finlandës duke shënuar e shërbyer asiste. Edhe pse vetëm 21 vjeç, ai është goleadori më i mirë i Superligës së vendit nordik, me 10 gola për Mariehamn, ndërsa ka dhënë edhe 3 pasime për gol.

E gjitha kjo në vetëm 12 javë, duke lënë pas sulmuesin Riski të HJK Helsinkit, si dhe shumë të tjerë. Pasi shkëlqeu me ekipin e tij të mëparshëm, Inter Turku, Ademi u bashkua me Mariehamn në janar të këtij viti.

Së fundmi, realizoi me goditje dënimi një ditë më parë në fushën e HJK Helsinkit, duke barazuar përkohësisht rezultatin nw 1-1, ndonëse përfundimi ishte një humbje e thellë 1-6 përballë kryesueses së kampionatit.

Falë kontributit të madh të sulmuesit shqiptar, Mariehamn është në vendin e pestë dhe pretendon kualifikimin për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm. Ademi ka shënuar plot gjysmën e rrjetave të skuadrës, ndërsa pritet të luajë një rol të rëndësishëm në Shqipërinë U21 të drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ku ka luajtur deri tani 3 ndeshje, pasi bëri 18 paraqitje për ekipet kombëtare të moshave të Finlandës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!