Albion Ademi po kalon një formë fantastike dhe sot ka gjetur golin e radhës në Finlandë. Sulmuesi 21-vjeçar, ka realizuar golin e parë për Mariehamn, që po barazon 2-2 në fushën e Rovaniemi. Ishte minuta e 40-të kur goleadori kuqezi zhbllokoi sfidën.
Ai mori një asist nga Tolonen dhe goditi menjëherë drejt portës vendase, duke treguar aftësitë që ka si goleador. Rrjeta e gjashtë në tetë ndeshje të zhvilluara dhe nisje perfekte e sezonit të ri në Veikkausliiga.
Ademi ka lindur në Finlandë, është aktivizuar me përfaqësueset U-17, U-18 dhe U-19 të këtij shteti, ndërsa më pas ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat kuqezi. Ai numëron tre ndeshje me Shqipërinë U-21, ndërsa Panucci e grumbulloi dy vite më parë me kombëtaren e madhe, por nuk ia doli të debutojë. /abcnews.al