VIDEO/ Aktrim i turpshëm, tërbohen në Spanjë pas kartonit të kuq të Mingueza

schedule09:59 - 28 Mars, 2021

schedule 09:59 - 28 Mars, 2021

Spanja dhe Italia barazuan pa gola në kampionatin europian të 21-vjeçarëve. Vëmendjen në këtë duel e tërhoqën kartonët e kuq dhe “axurrët” e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak.

Iberikët ia hodhën me një, por kartoni i kuq që iu tregua mbrojtësit Oscar Mingueza, i cili luan me Barcelonën, është ndëshkuar padrejtësisht nga arbitri gjerman Harm Osmers.

Nicolo Rovella i Italisë aktroi në mënyrë të turpshme dhe e pësoi gjithashtu, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha e blertë.

21-vjeçarët e Italisë edhe në ndeshjen e parë kundër Çekisë ishin ndëshkuar me dy kartonë të kuq, çka e kthen në çështje këtë që ka ndodhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!