VIDEO/ Aksion fantastik, Maddison ndëshkon “qershitë” e Bournemouth

schedule13:48 - 26 Gusht, 2023

schedule 13:48 - 26 Gusht, 2023

Prej 20 minutash, në “Vitality Stadium” ka startuar sfida mes “qershive” të Bournemouth dhe londinezëve të Tottenham, sfidë kjo e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Brenda këtyre 20 minutave ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, ku pas një aksioni fantastik të Spurs, Pape Sarr dërgon një pasim fantasik drejt “fantazistit” James Maddison, i cili ballë për ballë me portierin Neto nuk gabon dhe çon topin në rrjetë me një goditje të lehtë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: