“Kuqezinjtë” e Milan e kanë nisur me shumë vrull përballjen e javës së 20-të, të vlefshme për kampionatin italian të futbollit, Serie A, teksa në “mitikun” e Milanos, “San Siro” kanë arritur të ndëshkojnë “Verdhekuqtë” e Jose Mourinho.
Pas një aksioni perfekt të djemve të teknikut, Stefano Pioli, topi përfundon në këmbët e “fantazistit” francez, Yacine Adli, i cili me një goditje plot finesë, nga hyrja e zonës dërgon topin pas shpatullave të portierit, Svilar. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: