Barcelona ka shënuar dhe golin e dytë në takimin kundër Alaves. Katalanasit kaluan në avantazh në minutë në 15-të me anë të Antoine Griezmann, i cili shënoi një gol shumë të bukur. Në fundin e pjesës së parë, blaugranasit do të shënonin sërish.
Një aksion model mes Messit, Griezmann dhe Suarez, konkretizohet me gol nga një goditje fantastike e Vidal, i cili nga një kënd thuajse i pamundur, gjen trekëndëshin e largët të portës. Barcelona shkon në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0 dhe me kontroll të plotë të takimit./abcnews.al
What a Stunner By Vidal? #BarçaAlavés
— Football_Updates (@Footbal26496567) December 21, 2019