Kryeministri britanik Boris Johnson është përfshirë në një aksident pasditen e sotme, teksa po largohej nga Parlamenti.
Johnson ishte në një makinë duke dalë përmes portave të Pallatit të Westminster dhe mbi Sheshin e Parlamentit në Westminster kur një protestues doli në rrugë për të sulmuar eskortën e Kryeministrit.
Kalimintar të rastit tregojnë momentin, kur një protestues kurd kërcen para ‘Jaguarit’ të kryeministrit britanik teksa ai po largohej.
Shoferi i makinës frenoi menjëherë për të shmangur demonstruesin, duke shkaktuar përplasjen me një Range Rover.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se një burrë është ndaluar nga policia, ndërsa është shtrirë në tokë.
/abcnews.al