VIDEO/ Aksidenti me tetë të plagosur në aksin Korçë-Bilisht, pamje nga vendngjarja

schedule20:16 - 29 Korrik, 2024

schedule 20:16 - 29 Korrik, 2024

Tre automjete u përfshinë në një aksident në aksin Korçë-Bilisht. Tetë persona mbetën të lënduar, mes tyre edhe dy fëmijë.

Fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet edhe nga pamjet një automjet ka përfunduar në anë të rrugës, ndërsa një tjetër është kthyer përmbys.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia, por edhe zjarrfikësja.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/