Një aksident raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të pasdites së sotme në qytetin e Vlorës.
Një automjet tip “chevrolet” me targa AA 994 MJ ka goditur nje motor në zonën pranë universitetit.
Nga të dhënat më të fundit, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona te cilët janë transportuar me urgjence drejt spitalit rajonal te qytetit.
Të dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për shkaqet e aksidentit. /abcnews.al

