Aksidentet rrugore kanë shënuar një tjetër viktimë pasditen e së hënës. Një 48 vjeçar humbi jetën pasi u përplas me një mjet tjetër në aksin rrugor Tepelenë-Uji i Ftohtë në vendin e quajtur Luzat. Sipas policisë, i vdekur ka mbetur shtetasi Behar Malka, i cili drejtonte një automjet tip “Mercedes Benz” me targa AA 363 CV. Mjeti tjetër i përfshirë në aksident ishte një “Audi” të drejtuar nga një 43 vjeçar. Përplasja e fortë i ka shkaktuar plagë të rënda 48 vjeçarit,që ndërroi jetë në spitalin rajonal të Tepelenës. Grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al
Video/Aksident në Tepelene, një i vdekur
schedule20:04 - 20 Gusht, 2018
schedule 20:04 - 20 Gusht, 2018