Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot. Mësohet se janë përplasur katër automjete.
Ndërkohë nga aksidenti janë lënduar tre persona që janë transportuar në spitalin e Lezhës dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/