VIDEO/ Aksident në Lezhë, plagosen dy persona

schedule11:24 - 1 Korrik, 2024

schedule 11:24 - 1 Korrik, 2024

Dy automjete janë përplasur në segmentin drejt fshatit Torovicë në Lezhë. Gazetari Gjergj Figuri raporton se për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjerja e automjetit tip Mercedez, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lezhës.

Sipas të dhënave, shkak për këtë aksident është bërë lëvizja jo e kujdesshme e Benzit në drejtim të Lezhës pasi rruga është e ngushtë dhe nuk ka mbajtur anën për të dalë jashtë rruge në kthesë e për pasojë është përplasur me një fuoristradë që shkonte në drejtim të Torovicës.

Policia po kryen hetimet për këtë rast, ndërsa për rreth një orë pati edhe bllokim të rrugës./abcnews.al