VIDEO/ Aksident në fshatin Çiflig të Korçës, një person dërgohet me urgjencë në spital

schedule09:11 - 15 Qershor, 2025

schedule 09:11 - 15 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Çiflig, të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetari i ABC News, një person po dërgohet në spitalin e qytetit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e dy mjeteve janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!