Një aksident ka ndodhur në unazën lindore të qytetit të Fierit. Një automjet tip “ Volswagen” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime ne trup.
Ai është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun./abcnews.al

