Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Divjakë. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi 78-vjeç i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Siç shihet edhe nga pamjet, në zonë ndodhet edhe policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

