Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat – Dimal, në vendin e quajtur “Ish Dogana”.
Një automjet tip kamionçinë me drejtues shtetasin, Artan Eskiu ka aksidentuar një këmbësorin, Arben Kanaçi.
Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Më datë 11.03.2023, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ish Dogana”, automjeti tip kamionçinë , me drejtues shtetasin A.E., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin A.K., 40 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.r.t/abcnews.al