Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë. Një motor është gjendur i rrëzuar në rrugë. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë ka mbetur i lënduar Bernard Rexhollari, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Dyshohet se personi është rrëzuar nga motoçikleta./abcnews.al

