Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në aksin Fier-Levan. Mësohet se një motomjet është goditur nga një fugon mallrash.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
/abcnews.al/

