Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një motor është përplasur nga një makinë “Audi”.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë stacionit të Trenit. Raportohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë 74-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.