VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, përplasen makinat në kryqëzim, tre të plagosur

schedule20:48 - 27 Janar, 2020

schedule 20:48 - 27 Janar, 2020

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku janë përfshirë tre automjete. Tre persona kanë mbetur të plagosur, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Gazetari i Abc News, Elton Nika raporton se në aksident janë përplasur makina Benz me targa AA 026 XA dhe Peugeot me targa AA 134 VD.

Si pasojë e goditjes së fortë, kanë përplasur dhe një automjet të tretë që ka qenë i parkuar. Në vendin e ngjarjes përpos policisë ka mbërritur edhe zjarrfikësja, pasi një nga makinat ishte benzinë-gaz dhe rrezikonte të shpërthente në flakë.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim në rrugën e re të Vlorës dhe paraprakisht dyshohet se shkak është bëri njëri prej mjeteve që lëvizte me shpejtësi.
/abcnews.al

*Pamjet e aksidentit