Real Madrid kërkon të bëjë tijin një nga talentet më të mëdha në Brazil. Klubi spanjoll raportohet të ketë arritur një marrëveshje me menaxherin dhe familjen e Reinier Jesus Carvalho, të riun i cili mbush 18 vjeç më 19 janar. Edhe Barcelona po e tenton, por madrilenët janë favoritë.
Il #Real prova l’affondo per #Reinier.
C’è un Accordo di massima con la famiglia del ragazzo e il suo agente.
Si tratta con il #Flamengo per abbassare clausola.
Il ragazzo avrebbe scelto il #Madrid, l’idea dei blancos sarebbe di tenerlo in #Brasile poi almeno fino a Giugno. https://t.co/8YFy4uaAIN— Pietro Balzano Prota (@PBPcalcio) January 4, 2020
Mesfushori qendror është pjesë e Flamengo dhe sipas gazetarit Pietro Balzano Prota, Reali po tenton të ulë klauzolën e largimit që Renier ka në kontratën aktuale me klubin brazilian. Klubi spanjoll kërkon ta blejë që tani, por deri në verë ta lërë te Flamengo.
Reinier është pjesë e Brazilit U17, ndërkohë që ka luajtur 14 ndeshje me klubin e tij në Serie A. Tetë takime i ka nisur si titullar dhe ia ka dalë të shënojë edhe gjashtë gola. Shtatlarti, 194 centimetra i gjatë, ka cilësi mjaft të mira teknike dhe shikohet si e ardhmja e kombëtares së Brazilit. /abcnews.al