VIDEO/ Ajeti protagonist për Celtic, gol dhe asist kundër Livingston

schedule17:14 - 19 Shtator, 2020

schedule 17:14 - 19 Shtator, 2020

Albian Ajeti, sulmuesi shqiptar, ka qenë sërish protagonist për ekipin e Celtic në Skoci, në takimin kundër Livingston. Pasi asistoi golin e parë për McGregor, bomberi shqiptar shënoi dhe golin e tretë për Celtic.

Celtic 1-1 Livingston (Calmac 20 min) from r/CelticFC


Në minutën e 52-të, sulmuesi 23-vjeçar merr një pasim nga Ryan Christie dhe gjen rrugën e rrjetës, duke realizuar golin e katërt deri më tani në kampionat. Gjithashtu, Ajeti kryeson listën e golashënuesve në Skoci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!