Ajax-Getafe ka nisur e fortë dhe me gola. Holandezët kanë humbur 2-0 në ndeshjen e parë në Spanjë dhe kanë një detyre të vështirë për t’u kualifikuar. Getafe surprizoi të pranishmit në Johan Cruijff Arena në minutën e pestë.
Jaime Mata realizoi një driblim fantastik në zonën vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. “Harkëtarët” reaguan dhe barazuan pesë minuta më pas. Danilo shfrytëzoi një asist të Van De Beek dhe shënoi rizgjoi shpresat e kampionëve të Holandës. /abcnews.al