Kanë përfunduar 8 sfidat e mbetura të mbrëmjes së kësaj të enjteje, të vlefshme për raundin e parë të fazës së grupeve të kompeticionit të dytë më rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Europa League.
Në “Johan Cruijjf Arena”, “tulipanët” e Ajax dhe “gjigandët” francezë të Marseille nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, barazim i cili erdhi me rezultatin spektakolar 3 me 3, me golat që për vendasit erdhën nga Forbs, Berghuis e Taylor, në minutat 9’, 20’ e 52’, ndërsa për francezët topin në rrjetë e çuan Clauss në minutën e 23’ dhe “bomberi” nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, me këtë të fundit që shënoi një dopietë në minutat 38’ e 78’.
Në “Georgios Karaiskakis Stadium” të Pireut, “gjigandët” grekë të Olyimpiacos u mundën me rezultatin e ngushtë 2 me 3, nga “shqiponjat” gjermane të Freiburg. Golat për vendasit erdhën nga “bomberi” maroken Ayoub El Kaabi, i cili shënoi një dopietë në minutat 40’ e 75’, ndërsa për kundërshtarët gjermanë rrugën e rrjetës e gjetën Sallai, Grifo e Philipp, në minutat 9’, 45+7’ e 86’.
Ndërkaq, në “Ibrox Stadium” të Gllasgout, vendasit e Rangers kanë arritur një fitore me shumë vlerë ndaj spanjollëve të Real Betis, teksa i kanë mundur këta të fundit me rezultatin minimal, 1 me 0, pas golit të vetëm të sfidës, që erdhi në minutën e 67’ nga sulmuesi senegalez, Abdallah Sima. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Ajax 3-3 Marseille
Ranger 1-0 Real Betis
Olympiacos 2-3 Freiburg